“Ligji i luftës me Greqinë, s’ka vend në marrëdhëniet mes dy vendeve”, Idrizi në Kuvend: Projekt deklarata, dëshmi e politikës tonë paqësore

schedule11:34 - 18 Korrik, 2024

schedule 11:34 - 18 Korrik, 2024

Në Kuvend, po diskutohet për projekt deklaratën e propozuar nga PDIU për heqjen e ligjit të luftës me Greqinë. Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi thotë se ligji që ka mbetur në fuqi prej më shumë se 80 vitesh është nja absurditet historik dhe juridik, që sjell ende efekte negative mes dy vendeve.

“Kjo deklaratë është dëshmi e politikës tonë paqësore për një zgjidhje pas 84 vitesh për një absurd juridik, të mbështetur mbi një absurd historik si ligji i luftës, kjo konfirmon dhe qëndrimin e parlamentit për forcimin e marrëdhënieve me Greqinë. Prandaj kjo deklaratë i vlerëson këto marrëdhënie, rëndësinë dhe nivelin të mirë të marrëdhënieve dypalëshe strategjike me Greqinë dhe vullnetin për t’i thelluar ato. Të dy vendet janë anëtare të NATO-s dhe në këtë kuadër bashkëpunojmë pa rezerva për sigurinë tonë të përbashkët. Kemi vlerësuar edhe kontributin e Greqisë me ecjen përpara të proceseve integruese. Kemi mbajtur parasysh se mes Shqipërisë dhe Greqisë është nënshkruar dhe traktati i miqësisë dhe bashkëpunimit por vërejmë se ndryshe nga fryma e këtij traktati dhe nga vullneti politik i dyanshëm, ligji i luftës i vitit 1940 mbetet ende në fuqi dhe prodhon disa nga efekte negative që lindin kur shtetet janë në gjendje lufte.”, tha Idrizi.

Ai shtoi se ky ligj nuk ka vend në marrëdhëniet mes dy vendeve.

“Jemi të vonuar sepse jemi pas 84 vitesh. Një ndër absurditetet e këtij ligji ishte se lufta vazhdoi vetëm për dy javë në territorin grek dhe më pas u futën në territorin shqiptar dhe vazhdon prej 83 vitesh, 11 muajsh e dy javësh me Shqipërinë. Deklarata është instrument i qëndrimeve politike nga parlamenti duke u shprehur për një çështje kombëtare. Mbajtja në këmbë e këtij ligji pas 84 vitesh është fyerje për integritetin dhe sovranitetin tonë kombëtar. S’ka vend në marrëdhëniet mes dy vendeve. I takon këtij parlamenti si mbajtës i sovranit se Shqipëria tregon se është paqedashës dhe i pavarur. Kjo deklaratë kërkon zyrtarisht nga parlamenti i Greqisë, heqjen e ligjit dhe të gjithë pasojat juridike pronësore.”, shtoi Idrizi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!