Ligji i luftës me Greqinë/ Idrizi: Akt me pasoja të rënda, cënon sovranitetin dhe dinjitetin e Shqipërisë

schedule20:36 - 9 Korrik, 2024

schedule 20:36 - 9 Korrik, 2024

Kryetari i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU), Shpëtim Idrizi thotë se ligji i luftës me Greqinë, është akt simbolik, por me pasoja të rënda.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Idrizi e cilësoi një akt të vonuar, por edhe të munguar nga politika shqiptare, heqjen e këtij ligji.

Sipas Idrizit, ky ligj cënon sovranitetin dhe dinjitetin e Shqipërisë.

“Unë jam shqiptar i Çamërisë, jam shqiptar me origjinë nga Çamëria, deputeti i Parlamentit të Shqipërisë. Jam shumë i interesuar si parlamentar, qytetar, që midis dy vendeve tona të mos ekzistojë ligji i luftës. Ekzistenca e ligjit të luftës është akt simbolik, por me pasoja të rënda. Është një akt shumë i vonuar, duhet ta kishin marrë të tjerët më përpara. Është një akt jo vetëm i vonuar, por i munguar në politikën shqiptare. Sidomos pas 1997, por është një histori tjetër. Nëse ka shqiptarë që janë të interesuar që të kenë marrëdhënie të mira, të parët janë shqiptarët e Çamërisë. Trajtimi me seriozitet i çështjes çame, është ajo që ne kërkojmë. Sigurisht që kjo revolutë vinte edhe si anëtar i Parlamentit të Shqipërisë, do revoltonte çdo shqiptar. Është gjenocid, por jo për ju. Ka një ligj të Parlamentit të Shqipërisë, në 1994 që e njeh gjenocidin e shqiptarëve të Çamërisë, si gjenocid. Çamëria është histori shqiptare.

PDIU ka vetëm një qëllim. Ne kemi propozuar një deklaratë shumë të kujdesshme në frymën e miqësisë. Kjo implikon shtetin tim, ku unë kam nderin të jem deputet. Unë mendoj, që meqë kemi traktat miqësie, i kemi fqinj, meqë për inceri qeveritë greke, qeveria komuniste e kohës, qeveritë shqiptare nuk janë ulur, atëherë, sovrani është Parlamenti i Shqipërisë. Sovranitetin cënon, sgurisht edhe dinjitetin tonë. Këtë e kam bërë në radhë të parë si deputet. Kjo është një përpjekje pozitive, që parlamenti të jetë aktiv, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!