Sondazh

A do të zgjasë gjatë konflikti në Iran?

Loading ... Loading ...
 

“Ligji” i kampionëve të Europës/ Champions, kualifikim i madh në gjysmëfinale i Paris SG

schedule12:35 - 15 Prill, 2026

schedule 12:35 - 15 Prill, 2026

E kaluara ka qenë e madhe, por nuk jetohet vetëm me histori. Ashtu siç edhe dyshohej, Liverpuli I sotëm nuk ka të bëjë aspak me ekipin legjendar të Bill Shenklit, Bob Pejslit apo Jurgen Klopit, dhe Paris SG I dha një tjetër leksion futbolli, madje brenda në “Anfild”.

Mbi 60 000 tifozët në stadiumin mitik e mbështetën në mënyrë fenomenale skuadrën e tyre të zemrës, por futbolli fitohet në fushë, jo në tribuna.

Kampionia e Europës arriti në mënyrë të merituar gjysmëfinalen e Championsit, e besohet nuk ka kush dyshim që duhet të cilësohet si favorite për “kupën me veshë”, edhe pse në krahun tjetër është një Bajern I frikshëm.



Usman Dembele, Topi I Artë në fuqi I “Frans Futbollit”, konkretizoi nivelin më të lartë të francezëve si autor I të dy golave, në 72’ dhe në të parën shtesë.

Gjithsesi, publiku në “Anfild” pati arsye që të besonte, sepse kampionia e Anglisë bëri shumë më tepër se zakonisht, me 21 gjuajtje ndaj 11 të miqve, dhe 57 për qind mbajtje topi.

Siç thekson BBC në komentet e saj, nëse ekipi I trajnerit Arne Slot do të kishte luajtur kështu gjatë gjithë sezonit, sot do të ishte në garë për titull.

Titujt, sidoqoftë, le t’i synojë sezonin që vjen, sepse këtë herë në konkurrim është PSG.

Trajneri Luis Enrike ka ndërtuar një formacion fitues, jo me superyjet e dikurshëm si Mesi, Mbape e Nejmar, por sidoqoftë me lojtarë të shkëlqyer.

Fituesit e Championsit, fituesit e Kupës Interkontinentale të FIFA-s dhe nënkampionët e Kupës së Botës për Klubet, janë në gjysmëfinale me ndeshjen e parë në 28 prill kundër Bajernit ose Realit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!