“Ne do të presim vërejtet e dy institucioneve Komisionit Evropian dhe Komsionit të Venecias që të kemi një ligj të qartë dhe që i qëndron kohës”.
Është kjo përgjigjia që dha zëvendëskryeministri Erion Braçe sa i takon ligjit të Kadastrës të kthyer nga Presidenti Meta. Sipas tij nuk është thjesht një ligj ai për Kadastrën, por edhe procedura kalimtare dhe ndarjen e tokës bujqësore.
“Nuk është thjesht një ligj ai për Kadastrën, por edhe procedura kalimtare dhe ndarjen e tokës bujqësore dhe ky i dyti ka krijuar një sensibilitet më të madh te partnerët tanë dhe vende të ndryshme që kanë adresuar një shqetësim që lidhet me të drejtat dhe liritë themelore të njeriut. Ligji të Kadastrës i lind e drejta për të pasur pronë te ky ligj. Ne kemi vendosur që të presim komentet e Komisionit Evropian dhe të përdorim instrumentin e dërgimit të këtij ligji në këtë kontekst të respektimit të të drejtave të njeriut në Komisionin e Venecias. Ne do presim vërejtet e dy institucioneve që të kemi një ligj të qartë dhe që i qëndron kohës. Ligji i Kadastrës është i lidhur me këtë ligj. Ligji i Kadastrës është i lidhur me këtë ligj”.
Braçe theksoi se duhet të vijoj puna me të dyja agjencitë për shërbimin ndaj qytetarëve me procesin e legalizimit dhe çertifikimin e pronësisë të tokave, sepse bujqësia po hyn në një fazë të re.
“Unë mendoj se duhet të vijojmë të punojmë me të dyja agjencitë për shërbimin ndaj qytetarëve me procesin e legalizimit dhe certifikimi i pronësisë të tokave sepse bujqësia po hyn në një fazë të re”. /abcnews.al