“Ligjet” miratojnë në parim ndryshimet në rregulloren e Kuvendit

schedule15:43 - 6 Shkurt, 2019

schedule 15:43 - 6 Shkurt, 2019

Komisioni i ligjeve miratoi me votat e mazhorancës ndryshimet në rregulloren e Kuvendit. Opozita kishte kërkuar shqyrtimin e këtyre ndryshimeve në Këshillin e Rregullores, mandateve dhe imunitetit.

Është këshilli për rregulloren mandatet dhe imunitetin dhe jo komisioni i ligjeve, ai që duhet të votojë ndryshimet në rregullore, sipas opozitës. Kjo edhe për shkak të përfaqësimit të barabartë që ai siguron.

Oerd Bylykbashi: Pra ju i hiqni mundësinë organit që përcakton rregullorja që të bëjë një debat mbi bazë pariteti dhe jo mbi bazë mazhorance.

Fatmir Xhafaj: Nuk është thelbësore sepse e rëndësishme është përmbajtja e projektit.

Besim i kërkoi mazhoranca opozitës, se nuk do të përdorë forcën e kartonave në komision për të miratuar atë që do, por besa e fjalës së dhënë nuk është virtyt i mazhorancës sipas demorkatëve.

Bashkim Fino: Ne nuk duam që ta marrim vendimin me pesë vota, por duam ta marrim bashkarisht sepe është rregullorja jonë.

Enkelejd Alibeaj: Konsensus me kobure në tavolinë për shkak se keni shumicën? Kujt ja hidhni këtë?

E në fund mazhoranca iu kthye pikërisht forcës së kartonit, përmes të cilave rrëzoi propozimin e opozitës për shqyrtim të ndryshimeve të rregullores së Kuvendit, në Këshillin e Rregullores, mandateve dhe imunitetit./abcnews.al