Bien vendimet e 7 marsit/ Sekretariati i Etikës anulon votimin në seancë: Ligjet u votuan me vetëm 68 vota

schedule12:30 - 29 Mars, 2024

schedule 12:30 - 29 Mars, 2024

Paqja e vendosur në parlament prodhoi një tjetër dakordësi mes maxhorancës e opozitës, pjesa e Rithemelimit.

Katër anëtarë të Sekretariatit të Etikës, 3 deputetët të PS dhe Saimir Korreshi i PD-së, anuluan këtë të premte votimin e ligjeve seancës së 7 marsit. Mes ligjeve ishte dhe ai për Investimet Strategjike.

Opozita e quajti të pavlefshëm atë votim, për shkak se ishin vetëm 68 deputetë, ndëkrohë që duheshin 71 vota minimalisht.

Pas këtij anulimi, 5 projekligjet do të rifuten sërish në seancat parlamentare të ardhshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!