Ligjet diskutojnë ndryshimet për propozimin për Avokaturën e Shtetit

schedule15:38 - 31 Tetor, 2018

schedule 15:38 - 31 Tetor, 2018

Ndryshimet e propozuara nga deputeti Alket Hyseni për ligjin për Avokaturën e Shtetit e kalon këtë të fundit në varësi të drejtpërdrejtë të Kryeministrit duke ja hequr si kompetencë Ministrisë së Drejtësisë. Propozimi i diskutuar në komisionin e ligjeve në parim, parashikon miratimin e strukturës dhe organikës së Avokaturës së Shtetit me urdhër të Kryeministrit pas propozimit, jo më të ministrit të Drejtësisë, por Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave.

Gjithashtu ndryshimet e propozuara dhe diskutuara parimisht në mbledhjen e së mërkurës në komisionin e ligjeve, në mungesë të përfaqësueve të opozitës, parashikojnë ofrimin e asistencës juridike nga Avokatura e Shtetit, si për institucionet shtetërore dhe entet publike ashtu edhe për shoqëritë e krijuara ose që veprojnë sipas Ligjit për tregtarët dhe shoqëritë tregtarë ku aksioneri shtetëror zotëron më shumë se gjysmën e aksioneve apo kuotave./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!