Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ligj i ri për koncensionet/ Çoçoli: Rishikimi i ligjit, i rëndësishëm. Meçe: Ndryshimet synojnë rritjen e transparencës

schedule20:27 - 31 Tetor, 2025

schedule 20:27 - 31 Tetor, 2025

Eksperti i ekonomisë, Fatos Çoçoli thotë se rishikimi i ligjit për koncencionet, është shumë i rëndësishëm.

Në emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC News, Çoçoli u shpreh se deri më tani, nuk ka pasur struktura përgjegjëse, lidhur me dhënien e koncensioneve.

Ndërsa analisti Arben Meçe deklaroi se ndryshimet në ligj, synojnë rritjen e transparencës.

Fatos Çoçoli: Më mirë vonë se kurrë. Por ka ardhur me lupën e duhur. Tregun e ke të lirë, pse duhet ta paragjykosh që në fillim? Kë kemi deri tani, strukturë, që dikush është përgjegjës i kësaj gjëje. Kjo katrahurë ka ndodhur deri tani me koncensionet tona. Do publikohet që në fillim katalogu i ofertave, i çmimit. Për çgjithçka, për çfarëdo lloj ndërtimi. Këto elemente i kemi pritur prej kohësh.

Arben Meçe: Problemi kryesor i qeverisjes Rama kanë qenë PPP dhe koncensionet. Në thelb të saj, qëndron transparenca. Çfarë ndodh tani? Sapo u morën në ndjekje panele, 3 firma që trafikonin fatura. E njëjta skemë edhe në goditjen e Kokës te inceneratorët. Ka fryrje drastike të vlerave. Kur vjen te realiteti, këto vlera nuk mbulohen dot. Më ço mua në çdo konçension, është e njëjta filozofi. Si mund t’i mbush mendjen qytetarëve shqiptarë që me këtë ligj ka transparencë?

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!