Ligj i ri për komisionet hetimore/ Mazhoranca ndryshon legjislacionin. Felaj: Të domosdoshme

schedule15:27 - 30 Nëntor, 2023

schedule 15:27 - 30 Nëntor, 2023

Në kulmin e bllokimit të Kuvendit nga opozita e cila ndër të tjera kërkon edhe komisione hetimore, socialistët bëjnë lëvizjen e tyre. Rregullim të ligjit për hetimet parlamentare.

Në draftin e prezantuar nga deputetja Ermonela Felaj, thuhet se do të ndryshojë praktika e thirrjes së dëshmitarëve në komision.

Shumë komisione janë rrëzuar deri më tani, sepse mazhoranca e ka konsideruar objektin e hetimit shumë të gjerë. Rregullimi i ri ligjor vendos si kusht që nisja e një hetimi parlamentar, të jetë: një cështje konkrete dhe të ketë të dhëna të mjaftueshme apo incidicie që e bëjnë komisionin të nevojshëm.

Drafti është harrtuar vetëm nga PS dhe ende nuk ka dakordësinë e opozitës.

Për hetimet parlamentare ka kërkuar ndryshime ligjore edhe opozita me deputetët Spaho e Tabaku, por PS i qëndron variantit të saj. Nga dialogu është veç një i përjashtuar.

Këto ndryshime ligjore kurdo që të miratohen, nuk do ti japin opozitës komisionet që deri më tani janë rrëzuar. Ama një konsesus për këto ndryshime ligjore rrugës, qoftë edhe me një pjesë të opozitës, mund të përbënin një pikëtakim, për tejkalimin e konfliktit parlamentar./abcnews.al