Ligj i ri për arbitrazhin: Vendimet nga gjykatat ndërkombëtare duhet të aprovohen dhe nga ato shqiptare

schedule18:11 - 19 Gusht, 2020

schedule 18:11 - 19 Gusht, 2020

Nga Erblina Mile

Qeveria shqiptare ka nisur diskutimin për një projektligj të ri në lidhje me Arbitrazhin. Pas vendimeve që parashikojnë shifra të frikshme shpërblimesh për kompanitë private, shteti shqiptar ka gjetur një mënyrë të re për të rivlerësuar vendimet e mara nga Gjykata e Arbitrazhit.

Sipas të dhënave të buxhetit të shtetit, shuma që shteti i detyrohet  6 kompanive të huaja arrin në 110 milion euro nga të cilat vetëm Francesco Bechettit i detyrohet mbi  99 milion euro.

Sipas relacionit të projektligjit parashikohet se pavarësisht se konflikti është zgjidhur përmes marrëveshjes së arbitrazhit, janë gjykatat shtetërore ato të cilat kanë kompetencë të përcaktojë se në arbitrazh është ndjekur procedura e duhur, duke ushtruar autoritetin e tyre për të anuluar një vendim arbitrazhi apo për të refuzuar njohjen dhe zbatimin e vendimeve të arbitrazhit.

Po ashtu një tjetër pikë e rëndësishme në draft është edhe planifikimi për ngritjen e një gjykate Arbitrazhi  e cila do të trajtojë mosmarrëveshjet tregtare në vend.

Kjo sipas relacionit do të ulë kostot e biznesit dhe rrisë besimin tek sistemi gjyqësor për shkak të mos ndikimit të palëve. Gjykata e Arbitrazhit parashikohet të ketë tre arbitër dy prej të cilëve mund të zgjidhen nga vetë palët. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!