Me një sipërfaqe prej afro 46 mijë hektarësh, ligatinat në Shkodër janë në rrezik.
Ekspertë të mjedisit thonë se këto pasuri natyrore, habitat i mijëra shpendëve, po kërcënohen nga ndërhyrjet në infrastrukturë.
Por për të zbutur dëmet e këtyre projekteve që janë të domosdoshme për komunitetin, ekspertët thonë se po bashkëpunojnë me përfaqësues të pushtetit vendor.
Për drejtorin e zonave të mbrojtura të Shkodrës, Agim Dardha ligatinat kanë një rëndësi të veçantë për mbrojtjen e habitateve, filtrimin e ujit dhe ruajtjen e biodiversitetit.
Ekspertët shprehin shqetësim edhe për uljen e numrit të shpendëve që përveç ngrohjes globale, sipas tyre ka ndikim edhe gjuetia e paligjshme./abcnews.al

