Sërish kaos rreth Samuel Eto’o. Pas rrëfimit shokues të Henry Njalla Quan, (ish-drejtues i Federatës së Kamerunit), i cili në mesin e korrikut të kaluar akuzoi ish futbollistin e Inter, se kishte përzënë faktikisht Andre Onana nga grumbullimi i kombëtares në Botëror, në orët e fundit ka patur edhe një sulm të formalizuar në adresë të Presidentit aktual të Federatës së Kamerunit.
Organizata që bashkon klubet kamerunase të futbollit, “Liga profesioniste e futbollit të Kamerun”, i është drejtuar me një letër të hapur Presidentit të FIFA-s Gianni Infantino si dhe Presidentit të Konfederatës Afrikane të Futbollit: Patrice Motsepe, ku ju kërkojnë të nisin një procedim kundër Eto’o që akuzohet për korrupsion dhe të tjera skandale.
Në letrën në fjalë shkruhet: “Një etikë për Afrikën dhe një etikë tjetër për Europën?” Referimi është për skualifikimin prej 90 ditësh që mori Luis Rubiales nga detyra si president i Federatës Spanjolle. Post nga i cili më pas u dorëhoq, për shkak të skandalit që shpërtheu për puthjen ndaj Jenni Hermosos gjatë ceremonisë për fitoren e Botërorin të femrave nga Spanja, teksa letra vazhdon:
“Nëse FIFA demonstroi shpejtësi dhe vendosmëri kundër Rubiales, është befasuese që rri në heshtje për raste të ngjashme ose edhe më të rënda që janë verifikuar në Federata të tjera. E mbi të gjitha në Federatën Kamerunase të Futbollit”.
AKUZAT
Në tekstin e letrës së drejtuar nga Liga kamerunase për Infantinon janë listuar edhe rastet specifike, mbi të gjithë fakti që Eto’o në qershor të 2022 pranoi se kishte mashtruar organet fiskale spanjolle për 3.8 milionë euro gjatë viteve te Barcelona. Dhe u dënua me 22 muaj burg, dënim ky që i është lënë me kusht për 5 vjet.
Jo vetëm kaq pasi Liga e Kamerunit kujton episodin kur Eto’o sulmoi një YouTuber algjerian pas ndeshjes Brazil-Kore e Jugut gjatë Botërorit 2022 në Katar. Si dhe ka denoncuar firmën e një kontrate sponsorizimi personale të Eto’o me një kompani bastesh sportive. Me pak fjalë, nuk ka paqe për ish-goleadorin e njohur.
HETIMI
Saga është pasuruar edhe me një tjetër seri, pasi siç bëjnë të ditur mediet vendase Presidenti i Republikës së Kamerunit Paul Biya i ka kërkuar policisë gjyqësore të hapë një hetim për ndeshjet e trukuara në kampionatin e fundit në kategorinë kryesore Elite One. Qershorin e kaluar në fakt janë publikuar përgjime në të cilat Eto’o diskuton se si të favorizojë ngjitjen në kategori të Victoria Limbe, klub presidenti i të cilit është një mik i tij./ h.ll/abcnews.al