Liga e Futbollit pa president, Libohova: Ju tregoj pse po largohem

schedule16:56 - 18 Janar, 2021

schedule 16:56 - 18 Janar, 2021

Në momentin kur po funksiononte si e tillë dhe kishte nisur të merrte fuqinë që duhej, në Ligën Profesioniste ndodh një lëvizje e madhe, që pritet të ndikojë në të ardhmen e saj. Presidenti i Ligës Profesioniste, Edvin Libohova ka dhënë dorëheqjen dhe nuk do të vijojë në postin e rëndësishëm të futbollit tonë.

Lajmin e konfirmon vetë ai në një prononcim të shkurtër për abcnews.al, ku konfirmon dorëheqjen, zbulon arsyet dhe tregon se do mbajë postin deri në zgjedhjen e kryetarit të ri.Libohova është njëkohësisht edhe zëvendëspresident i FSHF.

“Është e vërtetë, kam kërkuar dorëheqjen. Arsyeja është pamundësia për të ndjekur dhe mbështetur më tej zhvillimin e Ligës dhe konflikti i interesit duke qenë dhe pjesë e strukturave drejtuese te FSHF-së. Do të qëndroj deri sa të zgjidhet kryetari i ri”, u shpreh Libohova. Denis Lala/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!