Në një intervistë në “ABC e Mëngjesit”, në ABC News, Lidi Delia, foli për eksperiencën e tij në Big Brother Vip në Shqipëri.
Pjesë e studios së “ABC e Mëngjesit” ishte edhe vogëlushja e tij Gala, bashkë me lepurin e saj.
Ai tregoi se prej 12 vitesh janë bashkë, ndërsa shprehet se ka një marrëdhënie të veçantë me partneren.
“Doja të bëhesha aktor por s’më pranuan në Akademinë e Arteve. Tashmë punoj si moderator dhe animator. Po bëjmë plane për të hapur biznes në Shqipëri. Prej kohësh po punojmë në një projekt anemimi. Është një profesion shumë i veçantë sepse jep shpirtin në të”, u shpreh ai.
/abcnews.al/