Lidhja me Taçin në Shqipëri, biznesmeni i hetuar nga Falcone, pasuria e Cosa Nostras dhe 200 mln €

schedule09:37 - 12 Nëntor, 2021

schedule 09:37 - 12 Nëntor, 2021

Francesco Zummo, është sipërmarrësi 90-vjeçar nga Palermo, i arrestuar si i përfshirë në skemën e pastrimit të parave mes Italisë dhe Shqipërisë ku dyshohet se bënte pjesë edhe biznesmeni i njohur të hidrokarbureve Rezart Taçi, tashmë i shpallur në kërkim, dhe 2 bashkëpunëtorë të tij Artur Balla e Bledar Lilo të arrestuar sot.

Zummo sipas medieve italiane dyshohet se është partner i ish-kryebashkiakut mafioz Vito Ciancimino. Atij i është komunikuar masa e arrestit shtëpiak me akuzat për pastrim parash. Është arrestuar edhe kontabilisti Fabio Petruzzella, vëllai i një magjistrati të Palermos. Ai dyshohet se e ka ndihmuar për të shpëtuar 19 milionë nga konfiskimi, duke i zhvendosur në një llogari bankare në Tiranë.

Hetimi përfshin gjithashtu një grup shqiptarësh që dyshohet se ndihmuan Zummon dhe bashkëpunëtorët e tij në operacionet e tyre financiare, të hetuar nga prokuroria e Napolit si pjesë e një hetimi tjetër. Zummo u hetua gjithashtu nga gjyqtari Giovanni Falcone dhe u dënua në shkallën e parë me 5 vjet, por më pas u lirua në apel.

Në vitin 2001 atij iu sekuestruan pasuri me vlerë rreth 150 milionë euro. Dhjetëra të penduar e akuzuan atë se kishte transferuar shuma të mëdha parash me origjinë të paligjshme jashtë vendit dhe veçanërisht në Zvicër, për pastrimin e thesarit të Cianciminos dhe të Cosa Nostra.

Megjithatë Zummo u dënua me “arrest shtëpie”, ndërsa pasuria iu kthye. Gjykata Supreme, megjithatë, urdhëroi një aktgjykim të ri të shkallës së dytë, e cila vendosi konfiskimin e të gjithë pasurisë. Para dënimit, nga frika e një mase të re, ndërtuesi, sipas hetuesve, ishte përpjekur të zhdukte paratë duke i çuar jashtë shtetit.

Gushtin e kaluar, Prokuroria Shqiptare Kundër Korrupsionit raportoi te prokurorët publikë në Palermo se kishte bllokuar një llogari të hapur nga sipërmarrësi në një bankë greke në Tiranë me 19 milionë euro nga institucionet zvicerane.

Lexo edhe: Bllokohen 18 mln euro, shpallet në kërkim Rezart Taçi, arrestohen dy bashkëpunëtorët

Kjo ishte një provë vendimtare. Në regjistrin e të dyshuarve është edhe djali i ndërtuesit, Ignazio. Hetuesit u ndeshën për herë të parë me emrin e  Zummo, i konsideruar si partner i kryebashkiakut mafioz Vito Ciancimino, falë një shënimi në makinën e Michael Pozza-s, “personeli” i mafies kanadeze i gjetur i vrarë në ’79-ën në Toronto.

Më pas, në një letër kërkese të kryer si pjesë e hetimit të ‘Pizza Connection’, të koordinuar nga Giovanni Falcone në fillim të viteve 1980, doli se disa llogari rrjedhëse të Zummo ishin përdorur për operacione në lidhje me trafikun e drogës. Atij iu sekuestruan për 5 vjet në shkallën e parë dhe iu liruan në Apel, apartamente, vila, makina, llogari bankare në Itali, Kanada me vlerë 200 milionë euro.

Zummo dyshohej se fshihte një pjesë të thesarit të ish-kryebashkiakut dhe shoqëroi dy herë fëmijët e Cianciminos në Kanada, duke i ndihmuar në blerjen e pasurive të paluajtshme.

Lexo edhe: Bashkëpuntor i Taçit dhe i “Cosa Nostras”, sipërmarrësi kaloi miliona euro nga një bankë greke në Tiranë

I ashtuquajturi fondi i Plutonit është gjithashtu ndër pasuritë që është sekuestruar: një depozitë në një bankë zvicerane prej 12 milionë euro. Megjithatë Gjykata nuk e konfiskoi pasurinë dhe urdhëroi që për Zummo masa e vetme të ishte “arresti shtëpiak” për 5 vjet.

Dënimi u konfirmua në Apel. Ishte Gjykata e Lartë ajo që e hodhi poshtë dhe urdhëroi një hetim të ri i cili, në vitin 2020, ndryshoi plotësisht rrjedhën dhe konfiskoi thesarin e partnerit të Don Vitos. Njëmbëdhjetë kompani, qindra llogari rrjedhëse dhe prona që përbëhen nga shumë apartamente, vila, toka dhe ferma në Palermo dhe provincën e saj dhe pesë komplekse banimi në provincën e Sienës. be.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!