Sondazh

Zvërneci, protestë për:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Lidhja me qytetarin duhet të jetë më funksionale”/ Kthupi: Një pjesë e drejtësisë së re po forcohet! Gjikondi: Gjyqtarët dhe prokurorët të mos cënohen

schedule20:53 - 21 Tetor, 2025

schedule 20:53 - 21 Tetor, 2025

Avokati Rezart Kthupi në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News u shpreh se një pjesë e drejtësisë së po konsolidohet, ndërsa nënvizoi se është shumë e rëndësishme që të bëhet më funksionale pjesa që ka lidhje të drejtpërdrejt me qytetarin. Ndërsa theksoi se është e patolerueshme që qytetarët zvarriten në dyert e gjykatave për çështje të ndryshme

“Presioni i politikës është i fortë dhe fakti që Gjykata e Lartë ngrihet duke detyruar gjykatën e Apelit të rishikojë vendimin…tregon që po fillon të forcohet ajo kocka e brishtë që krijoi reforma. Mund të themi që një pjesë të drejtësisë së re po e konsolidojmë dhe ajo që na duhet tani është pjesa tjetër.  Problemi është që kjo është pjesa që na ndikon politikisht, por duhet të fillojë të bëhet më funksionale pjesa që ka lidhje drejtpërdrejtë me qytetarin. Një qytetar që zvarritet për një çështje që nuk arrin sepse ka 15 vite që vijon…”, tha Kthupi.

Nga ana e saj juristja Brizida Gjikondi, nënvizoi se është shumë e rëndësishme që gjyqtarët dhe prokurorët të mos cënohen.



Gjikondi: Do ishte më kurajoze që të merreshin me Inceneratorin e Tiranës. Por efekti Kalaja nuk ka sjellë reflektim sipas meje. Sepse ajo që ka ndodhur para 3 ditësh në Elbasan ku një avokat i një bande të Elbasanit, ku kërcënohet haptazi, mendoj që është paradhoma e vrasjeve që ndodhin  si rasti i vrasjes së zotit Kalaja. Ka qenë një Prokurore femër e Elbasani që e ka çuar dosjen në Tiranë. Shteti, drejtësia të gjithë ne duhet të jemi në krah të institucionit…Presioni që bëri dhoma e avokatisë nuk duhet të ishin dorëzuar. Kur ka skandale të tilla, pasi nuk ishte hera e parë që ai avokat bën kërcënim. Ndërsa kjo e Kalasë ka ndodhur sepse nuk ka reaguar shteti”, tha ajo.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!