Lidhi foshnjën në gjoks dhe u hodh nga kati i dytë i maternitetit, spitali i Sarandës: Janë jashtë rrezikut, nëna me disa fraktura

schedule10:09 - 3 Korrik, 2022

schedule 10:09 - 3 Korrik, 2022

Një ditë pas ngjarjes së rëndë të regjistruar në Sarandë, ku një nënë u hodh nga kati i dytë me foshnjën e porsalindur, spitali i Sarandës ka dhënë detaje rreth gjendjes së tyre shëndetësore.

Mjeku Tajar Lako u shpreh se nëna kishte tentuar të arratisej nga spitali duke lidhur foshnjën në pjesën e gjoksit dhe të barkut.

“Në datën 28 qershor rreth orës 02.20 ka lindur nga një lindje normale. Është fëmija i gjashtë. Lindja ka ecur shumë mirë dhe ka vazhduar në ditët në vazhdim trajtimi i nënës dhe fëmijës nga mjekët përkatës dhe çdo gjë në shëndetin e tyre ishte normale. Që ditën e tretë duke  parë kushtet e nënës që duket pak me prapambetje burrin e saj nuk mund ta gjenim se nuk vinte në spital u thashë infermiereve që nëse shihnin burrin e saj të vinte në maternitet ai të kontaktonte me mua.

Mjeku tregoi për mediet se nuk mund ta nxirrnin fëmijën nga spitali, pasi nuk e dinin se në çfarë kushte jetonin.

“I gjithë stafi ka qenë i përkushtuar për rastin me qumësht, me rroba për fëmijën, të siguruara nga spitali. Duke qenë se këta janë të ardhur në qytet në sezon thjesht për të lypur atëherë unë nuk mund ta nxirrja fëmijën nga materniteti se nuk dija kushtet e banimit dhe ku t’i shpinim”, thotë mjeku.

Ai shton se ka komunikuar me drejtorin e spitalit dhe më pas i kanë nisur një shkresë zyrës së shërbimit social, ku kanë mësuar se adresa e familjes në fjalë ishte herë në në Durrës, herë në Berat herë në Gjirokastër.

Lexo edhe: Nëna hidhet bashkë me foshnjën e porsalindur nga materniteti në Sarandë

“I ndodhur në këto kushte komunikoj me drejtorin e spitalit dhe i nisim bashkisë një shkresë zyrës së shërbimit social, madje edhe gojarisht ka folur për rastin edhe shefja e burimeve njerëzore dhe përgjigja e tyre ishte se adresa e tyre rezultonte herë në Durrës, herë në Berat herë në Gjirokastër dhe ne nuk kishim siguri se ku dhe ishim në pritje për të marrë një adresë të saktë se ku mund t’i çonim.

Ai dha lajmin e mirë se foshnja dhe nëna gëzojnë shëndet të plotë.

“Kjo për arsye se unë një fëmijë dy-tre ditësh që ta nxirrja në rrugë me temperaturat 40 të ditës apo të ftohta të natës, pasi këta nuk kanë banesë, nuk mund ta nxirrja. Tani me nënën merret mjeku gjinekolog, mjeku ortoped, reanimatori ndërsa unë merrem me trajtimin e foshnjës. Foshnja gëzon shëndet”, shprehet ai.

Në gjykimin e tij, nëna nuk ka tentuar të vetëvritet, por të arratiset.

“Nuk pati gjë se nëna pasi është kacavjerrë nga dritarja në shesh është gjetur që e kishte fëmijën të lidhur tek gjoksi dhe barku për ta mbrojtur. Nga çfarë shihet këtu nuk ka pasur tentativë të nënës për t’u vetëvrarë por tentativë për t’u larguar nga spitali” thotë mjeku pediatër Tajar Lako./Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!