Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Lidhi dhe abuzoi me familjen në Selenicë, gjykata vendos për Vitrin Çobajn

schedule12:25 - 20 Korrik, 2022

schedule 12:25 - 20 Korrik, 2022

Gjykata e Vlorës ka dhënë masën e sigurisë arrest në burg për 37-vjeçarin Vitrin Çobaj, i cili akuzohet se ka vjedhur dhe ngacmuar seksualisht me dhunë një familje në fshatin Brataj të bashkisë së Selenicës.

https://youtu.be/ZkiHs0WyeXM

Trupi gjykues ishte i përbërë nga gjyqtare Viola Canaj dhe prokuror Erida Visoci. Gjykata vlërsoi të ligjshëm ndalimin dhe i dha arrest në burg. Dyshimet për të ishin për 4 vepra penale. Heqje e paligjshme e lirisë, Mardhënie seksuale me dhunë me të mitur 14-18 vjeç, Vjedhje me dhunë dhe Mbajtje pa leje e armëve sportive dhe të gjuetisë. Avokat i çështjes ka qenë Durim Bajrami.



Lexo edhe: “Më mori dhe më futi në kasollen e lopëve…”, del ekspertiza ligjore mbi 17-vjeçaren: Sot gjykata vendos për Vitrin Çobajn

37-vjeçari Vitrin Çobaj i ka mohuar akuzat gjatë seancës për vlerësim të masës së sigurisë. Gjatë seancës 37-vjeçari është dukur disi i hutuar, duke u ngatërruar në përgjigje edhe mbi moshën e tij.

Vitrin Çobaj shkoi në familjen Ferraj në Brataj të Selenicës tri ditë më parë dhe nën kërcënimin e armëve grabiti dhe dhunoi familjen në fjalë, ndërsa prindërit pretenduan se ai kishte përdhunuar vajzën e madhe të familjes. Ai u arrestua disa orë pas ngjarjes së rëndë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!