Policia e Durrësit ka arrestuar dy persona që dyshohen si autorët që lidhën dhe grabitën një çift të moshuarish në Shkallnur. Burime të ABC Neës konfirmojnë se ata po merren ne pyetje ne komisariatin e Durrësit.
Ngjarja ndodhi të hënën në mëngjës herët. Sipas policise lokale tre persona me kapuç kanë vjedhur me dhunë banesën e dy të moshuarve ne Shkallnur. Autorët fillimisht kanë lidhur çiftin dhe më pas kanë marrë rreth 100 000 lekë te reja./abcnews.al