Lidhën burrin e mbytën gruan në sytë të foshnjës, mediat: Vrasjen e bëri banda shqiptaro-greke

schedule21:17 - 13 Maj, 2021

schedule 21:17 - 13 Maj, 2021

Sipas asaj që raportojnë mediat greke, pas vrasjes së 20-vjeçares greke Karolina qëndron një bandë shqiptaro-greke. Raportohet se kjo bandë është e vendosur diku në periferitë perëndimore të vendit dhe se fusha e tyre e veprimit shtrihet në verilindje të Atikës.

Për bandën në fjalë thuhet se është e përbërë nga shumë anëtarë që kryejnë kryesisht grabitje me dhunë dhe që kryesisht i lidhin me litarë viktimat e tyre.

Për t’u arratisur, ata përdorin rrugë lagjesh duke shmangur bulevardet dhe kamerat e trafikut.

Lexo edhe: Grabitësit i vranë nënën, momenti prekës: Polici grek mban në krah foshnjën pas krimit

Në orët në vijim, pritet që të dalin edhe rezultatet e para nga laboratorët e forzenikës, të cilat mund të lehtësojnë më tej edhe punën e policisë për të identifikuar autorët në listën e kuqe me 100 persona.

Duket se banda e zgjodhi shtëpinë e Babis Anagnostopoulos dhe Karolinës në mënyrë rastësore dhe pasi i vëzhguan për disa ditë, ata regjistruan çdo hap të pronarëve përpara se të bënin hapin final të planit të tyre.

Nga momenti që ata vranë vajzën 20-vjeçare, analistët vlerësojnë se nuk do të ishin larguar nga shtëpia duke e lënë bashkëshortin e saj të gjallë. Por, duke qenë se e kishin lidhur shumë fort dhe i kishin mbuluar gojën dhe sytë dhe ai pësoi një lloj asfiksie, me shumë mundësi grabitësit mund te kenë menduar që edhe kishte ndërruar jetë. sb/abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!