Lidh partneren pas krevatit që të mos dalë nga shtëpia, arrestohet shqiptari në Itali

schedule08:13 - 12 Prill, 2024

schedule 08:13 - 12 Prill, 2024

Një 31 vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali për rrëmbim dhe dhunë në familje. Sipas mediave italiane, ai akuzohet se ka lidhur partneren në krevat, duke mos e lënë për të dalë nga shtëpia. Por vajza ka arritur ë të arratiset dhe të denoncojë shqiptarin, i cili u arrestua në Firence mesnatën e 8 Prillit.

Vajza ka arritur që të dalë nga dritarja dhe ka shkuar menjëherë në polici. Ajo ka treguar se vitin e fundit kishte pësuar sulme të tjera nga burri për shkak të xhelozisë. Policia është paraqitur në shtëpinë e 31-vjeçarit dhe ka gjetur e ka sekuestruar një litar, ndoshta i njëjti me të cilin lidhej vajza.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!