Liderja e opozitës ruse Sviatlana Tsikhanouskaya, do të vizitojë nesër Shqipërinë me ftesë të kryeministrit Edi Rama. Lajmin e ka bërë me dije vetë ajo përmes një postimi në rrjetet sociale.
Ajo shkruan se në qendër të diskutimeve do të jetë angazhimi i Shqipërisë në OSBE për krizën e Bjellorusisë dhe si dhe anëtarësimi i Shqipërisë në OKB.
“Jam e lumtur të njoftoj vizitën time në Shqipëri nesër me ftesë të kryeministrit Edi Rama.
Do diskutojmë për angazhimin e Shqipërisë në OSBE në lidhje me krizën e Bjellorusisë dhe anëtarësimin e Shqipërisë në OKB”, shkruan ajo.
Tsikhanouskaya ishte sfiduesja kryesore e Lukashenkos në zgjedhjet e gushtit 2020 që opozita dhe shumë qeveri perëndimore i konsiderojnë të manipuluara. Ajo u largua nga vendi pas zgjedhjeve ndërsa qeveria e Lukashenkos shtypi protestat.m.v/abcnews.al
I am glad to announce my visit to Albania tomorrow, September 29, at the invitation of ?? Prime Minister @ediramaal. I will discuss Albania's engagement in the @OSCE regarding the Belarus crisis and the upcoming membership of Albania in the @UN Security Council. pic.twitter.com/6Fl83II1GQ
— Sviatlana Tsikhanouskaya (@Tsihanouskaya) September 28, 2021