Lideri tibetian viziton Shtëpinë e Bardhë për herë të parë pas 60 vitesh

schedule09:30 - 21 Nëntor, 2020

schedule 09:30 - 21 Nëntor, 2020

Kreu i qeverisë tibetiane ka vizituar Shtëpinë e Bardhë për herë të parë pas gjashtë dekadash, një veprim që mund të zemërojë  më tepër Pekinin, i cili ka akuzuar Shtetet e Bashkuara se po përpiqen të destabilizojnë rajonin.

Lobsan Sangay, Presidenti i Administratës  Tibetane (CTA), ishte i ftuar në Shtëpinë e Bardhë për të takuar Koordinatorin Special të SHBA-së për Çështjet Tibetiane,, Robert Destro, të premten, tha CTA në një njoftim për shtyp.

“Ky takim pritet të krijojë një marrëdhënie pozitive mes CTA dhe  zyrtarëve amerikanë dhe që do të zyrtarizohet në vitet e ardhshme,” tha CTA.

Tibet është  një nga pikat kryesore të mosmarrëveshjes midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës. Sekretari i Shtetit i SHBA Mike Pompeo akuzoi Pekinin në korrik për shkeljen e të drejtave të njeriut në Tibet dhe tha se Uashingtoni mbështeste autonominë e rajonit.

Zyrtarët e Pekinit kanë akuzuar Shtetet e Bashkuara se kanë përdorur Tibetin për të promovuar “përçarjen” në Kinë.

Kina vendosi kontrollin në Tibet në vitin 1950 në atë që e përshkroi si një “rrugë paqësore” që e ndihmoi atë të zhdukte “të kaluarën e saj federale”, por kritikët e udhëhequr nga udhëheqësi shpirtëror Dalai Lama deklaruan se rregullat e Pekinit përbënin “gjenocid kulturor”.

Presidenti kinez Xi Jinping tha në gusht se Kina kishte nevojë të ndërtonte një “fortesë të fortë” në Tibet në mënyrë që të mbrojë unitetin kombëtar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!