Lideri i të rinjve të konservatorëve: Të sterilizojmë të papunët

schedule14:25 - 17 Janar, 2018

schedule 14:25 - 17 Janar, 2018

Sterilizimi si një formë recete për të shmangur valën e madhe të të papunëve që humbasin kohë, dhe që sjellin në jetë katër deri në pesë fëmjë. Ndërsa ata që punojnë bëjnë maksimumi dy fëmijë. Ka qenë kjo deklarata e fortë e Ben Bradley, deputetit konservator britanik 28 vjeç, i cili sapo është emëruar nga kryeministrja Mej si zëvendës president i partisë dhe lider i të rinjve konservatorë me objektivin për tu lidhur me një brez që në zgjedhjet e fundit votoi masivisht për laburistët e Xheremi Korbin.

Fjalë të cilat ishin shkruar në 2012-ën por që janë bërë publike tani duke shkaktuar polemika të shumta në ved. Bredli nxioi të kërkojë ndjesë publike duke thënë se koha që ka kaluar në politikë lëto gjashtë vjet e ka ndihmuar të jetë më i pjekur dhe të kuptojë se ato fjalë ishin të papërshtatshme.

Por gjithësesi skandali qëndron,dhe sipas analistëve britanikë nuk është thjesht problem i fjalëve të përdorura, por një qëndrim i turpshëm i konservatorëve ndaj të papunëve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!