Lideri i opozitës ruse: Më helmoi Putini! Por nuk do të ndalem, do të rikthehem në Moskë

schedule21:27 - 1 Tetor, 2020

schedule 21:27 - 1 Tetor, 2020

Lideri i opozitës ruse Alexei Navalny akuzon Presidentin Vladimir Putin si përgjegjës për helmimin e tij.

Unë pohoj se Putini qëndron pas këtij akti, nuk shoh ndonjë shpjegim tjetër,” i tha ai revistës gjermane të lajmeve Der Spiegel në një intervistë.

Navalny tha se urdhri për përdorimin e “Novichok” mund të kishte ardhur vetëm nga krerët e tre shërbimeve të inteligjencës ruse, “të gjithë ata punojnë për Vladimir Putin“.

Pavarësisht kësaj ai tha se nuk do të ndalet dhe do të kthehet sërish në Rusi. “Mos kthimi do të thoshte se Putini e ka arritur qëllimin e tij. Unë nuk do t’i jap Putinit dhuratën e moskthimit në Rusi” tha ai. Putini ka mohuar çdo përfshirje.

Pas publikimit të intervistës së Der Spiegel, Kremlini me zemërim e mohoi akuzën. Zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov, e quajti atë të pabazë dhe thellësisht fyese. /db/Abcnews.al