Lideri i Koresë së Veriut takohet me delegacionin e Jugut

schedule14:02 - 5 Mars, 2018

schedule 14:02 - 5 Mars, 2018

Lideri i Koresë komuniste, Kim Jong-un ka pritur në Phenian një delegacion të lartë të Koresë së Jugut. Qëllimi i vizitës së tyre është përgatitja e një terreni për fillimin e bisedimeve me Shtetet e Bashkuara.

Para se fryma olimpike të shuhet plotësisht, delegacioni i Koresë së Jugut arriti në Veri. Dy nga bashkëpunëtorët kryesorë të presidentit Moon Jae-in, këshilltari i tij i sigurisë kombëtare Chung Eui-yong dhe drejtori i inteligjencës Suh Hoon, zbritën në Phenian. Ata u pritën nga Kim Jong-un, i cili shtroi një darkë për nderim të tyre. Por përkundër afrimitetit të fundit dhe ngrohtësisë së pritjes, misioni i tyre mbetet pothuajse e pamundur: të gjendet një platformë minimale në bazë të së cilës të rifillojnë bisedimet diplomatike midis regjimit komunist dhe Shteteve të Bashkuara të Donald Trump.

Për Uashingtonin, kusht i domosdoshëm për të rihapur negociatat është që Kim Jong-un të heqë dorë nga programi bërthamore dhe raketor. Hipotezë kjo shumë e vështirë, duke parë që raketat janë mjetet me të cilat diktatori 36-vjeçar ushtron presion dhe bëri që të dëgjohej nga bota. Delegacioni i Moon, në vizitën e parë në Korenë e Veriut që prej marrjes së pushtetit nga Kim Jong-un, do të qëndrojë në Phenian për dy ditë. Takime zyrtare me funksionarë të koresë komuniste janë parashikuar edhe për të martën në mëngjes.

Sipas asaj që raportojnë mediat e jugut, të dërguarit e Seulit duhet t’i kërkojnë Veriut, si mesazh kryesor, lirimin e 3 qytetarëve me shtetësi të dyfishtë, koreane dhe amerikane, që mbahen prej kohësh në një burg të Phenianit, Në kmëbim, koreja komuniste mund të bëjë presion ndaj Seulit për të mos zgjeriuar sanksionet ekonomike ndërkombëtare, që po vendosin në vështirësi ekonominë e vendit të izoluar.

Ndërkohë, pas kthimit në atdhe, delegacioni i Jugut do të niset për në Shtetet e Bashkuara. Megjithatë analistët besojnë se është e vështirë të arrijnë të nxjerrin diçka nga këto zhvillime. Afrimiteti i dy Koreve pritet të shkojë në zero duke parë edhe paralajmërimet që në muajin e ardhshëm, Seuli do të zhvillojë stërvitje ushtarake me Uashingtonin. Kjo konsiderohet si një kërcënim nga Pheniani që mund të rinisë lëshimin e raketave. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!