Lideri i Hamas: Viktimat civile palestineze, sakrificë e nevojshme në luftën kundër Izraelit

schedule11:03 - 12 Qershor, 2024

schedule 11:03 - 12 Qershor, 2024

Aspak i shqetësuar, lideri i Hamasit, Yahya Sinëar, pretendon se viktimat civile janë “sakrifica e nevojshme” në luftën kundër Izraelit.

Deklarata bombë e kreut të organizatës sunite palestineze u zbulua nga mediat amerikane, të cilat kanë në dispozicion një raport me letrat e tij drejtuar zyrtarëve të Hamasit.

Yahya Sinëar, i cili ndihmoi në orkestrimin e sulmit terrorist të 7 tetorit në Rripin e Gazës  tha se viktimat civilë palestinezë janë  “sakrifica të nevojshme” ndërsa lufta e Izraelit kundër enklavës palestineze vazhdon të jetë e ndezur.

Ai, sipas  letrave që posedon “Ëall Street Journal”,  gjithashtu nxitoi për t’i dhënë fund bisedimeve për armëpushimin në Rripin e Gazës, ndërkohë që shteti hebre po përballet me reagime të forta ndërkombëtare për palestinezët.

Numri i të vdekurve është mbi 37,000.

Në dhjetëra mesazhe të marra nga gazeta amerikane WSJ, lideri i Hamasit shfaqet i ftohtë dhe llogaritës në vendimmarrjen e tij, duke treguar përbuzje të plotë për kolegët e tij palestinezë, pasi Izraeli ka regjistuar më shumë viktima në luftë se Hamasi.

Letrat e Yahya Sinwar drejtuar zyrtarëve dhe negociatorëve të Hamasit zbuluan gjithashtu se pavarësisht se kishte kaluar pjesën më të madhe të jetës së tij duke luftuar kundër Izraelit, edhe ai thuhet se ishte i tronditur nga aktet brutale të kryera nga luftëtarët e tij në 7 tetor 2023.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!