Liderët ndërkombëtarë shprehin ngushëllimet për vdekjen e presidentit të Iranit

schedule08:58 - 20 Maj, 2024

schedule 08:58 - 20 Maj, 2024

Presidenti iranian Ebrahim Raisi u vra së bashku me ministrin e Jashtëm të vendit  Hossein Amir-Abdollahian  pas rrëzimi të helikopterit të të dielën në veriperëndim të vendit.

Vdekja e Raisit, një lideri konservator i linjës së ashpër dhe mbrojtës i liderit suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei pritet të sjellë pasiguri të mëtejshme në një vend që tashmë po përballej me ekonomike dhe politike, me tensionet me Izraelin.

Mediat shtetërore iranianë po transmetojnë lutjet islame pas njoftimit për përplasjen vdekjeprurëse.

Qeveria e Iranit do të mbajë një takim urgjent të hënën, sipas agjencisë shtetërore iraniane të lajmeve IRNA, e cila tregoi një foto të karriges në të cilën Raisi zakonisht ulet bosh dhe e mbështjellë me një brez të zi në kujtim të presidentit.

Ndërkohë për vdekjen e presidentit kanë reaguar dhe ndërkombëtarët duke shprehur ngushëllimet.

Zëvendëspresidenti Mohammad Mokhber në një deklaratë, i shprehu ngushëllimet e saj liderit suprem Ali Khamenei dhe kombit iranian dhe tha se do të vazhdojë të funksionojë “pa problem”.

Ministrat gjithashtu nderuan presidentin e ndjerë dhe “përpjekjet e tij të palodhura”, sipas agjencisë së lajmeve Tasnim.

Mohammed bin Zayed Al Nahyan, presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, thanë se vendi i tij qëndron në solidaritet me Iranin në atë që ai e përshkroi si “një moment të vështirë” dhe i shprehu ngushëllimet qeverisë iraniane dhe popullit të Iranit.

Ambasada e Rusisë në Teheran shprehu gjithashtu ngushëllime për vdekjen e presidentit iranian Ebrahim Raisi. Si president, Raisi furnizoi Rusinë me armë për t’u përdorur në pushtimin e Ukrainës.

Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, tha këtë mëngjes se “BE shpreh ngushëllimet e saj të sinqerta për vdekjen e presidentit Ebrahim Raisi dhe ministrit të jashtëm Hossein Amir-Abdollahian, si dhe anëtarëve të tjerë të delegacionit dhe ekuipazhit të tyre në një aksident me helikopter”.

“Mendimet tona shkojnë për familjet,” shtoi ai.

“Kombi i madh iranian do ta kalojë këtë tragjedi me guximin e madh”, tha kryeministri pakistanez Shehbaz Sharif.

Ai gjithashtu njoftoi se Pakistani do të mbajë një ditë zie dhe se flamujt duhet të ulën në gjysmështizë.

Kryeministri indian ka thënë se është “thellësisht i pikëlluar” nga lajmi për vdekjen e presidentit iranian Ebrahim Raisi.

Narendra Modi është ndër liderët e parë botërorë që foli për vdekjen e tij, duke thënë se puna e tij për të forcuar marrëdhëniet iraniane-indiane nuk do të harrohet.

“Thellësisht i pikëlluar dhe i tronditur nga vdekja tragjike e Dr Seyed Ebrahim Raisi, President i Republikës Islamike të Iranit”, tha ai në një deklaratë.

“Kontributi i tij në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe Indi-Iran do të mbahet mend gjithmonë.

“Ngushëllimet e mia të përzemërta familjes së tij dhe popullit të Iranit. India qëndron me Iranin në këtë kohë të vështirë.”

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro tha se është “i tronditur nga lajmi i tmerrshëm i humbjes së Presidentit të Republikës Islamike të Iranit”.

“Ne i shprehim ngushëllimet tona më të thella Udhëheqësit Suprem Ayatollah Ali Khamenei “, tha Maduro.

Ndërsa presidenti i Këshillit Europian i ka shprehur ngushëllimet e sinqerta  Iranit për vdekjen e Ebrahim Raisi, të kundërtën ka bërë politikani holandez i ekstremit të djathtë Geert Ëilders.

“Shpresoj se Irani së shpejti do të bëhet përsëri një shtet laik, me liri për popullin iranian dhe pa një regjim shtypës dhe barbar të mullahëve islamikë”, tha ai.

Recep Tayyip Erdogan tha se Turqia qëndron pranë Iranit në këtë moment të vështirë.

Ministria e Jashtme e Kinës tha se presidenti Xi Jinping kishte shprehur ngushëllimet e tij dhe Tass raportoi se presidenti i Rusisë Vladimir Putin i kishte dërguar një mesazh Iranit.

“Ju lutem pranoni ngushëllimet tona më të thella në lidhje me tragjedinë e madhe që pësoi popullin e Republikës Islamike të Iranit, rrëzimin e avionit që shkaktoi vdekjen e presidentit Ebrahim Raisi, si 8 personave të tjerë”, tha ai.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!