Liderët europianë më të fuqizuar nga pandemia dhe pa asnjë plan për të dorëzuar pushtetin

schedule12:54 - 17 Maj, 2021

schedule 12:54 - 17 Maj, 2021

Nga Luke McGee and Saskya Vandoorne, CNN

Mijëra persona kanë humbur jetën në të gjithë Europën për shkak të Covid-19 , dhe shumë të tjerë kanë vuajtur pasojat e sëmundjes edhe pas rikuperimit. Ata nuk janë viktimat e vetme të pandemisë. Normat demokratike janë prekur nga një vit kufizimesh dhe ekspertët tani kanë frikë se politikanët e etur për pushtet mund të hezitojnë të heqin dorë nga autoriteti i tyre gati i plotë pasi të ketë përfunduar kriza.

Në Francë, për shembull, parlamenti miratoi një projekt-ligj gjatë kësaj jave që zgjat gjendjen e jashtëzakonshme të vendit deri në fund të shtatorit. Projekt-ligji lejon Presidentin Emmanuel Macron të miratojë një leje shëndetësore, e cila tregon nëse dikush është vaksinuar kundër Covid-19 apo jo, si dhe mbikëqyrjen policore në të gjithë vendin.

Masa u kundërshtua nga disa prej aleatëve liberalë të Macron: në fund të fundit, udhëzimi i qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi për një kohë të caktuar dhe gjurmimi i të dhënave mjekësore nuk është në përputhje me traditat liberale të Francës, raporton abcnews.al

Gjatë presidencës së tij, Macron është akuzuar se nuk ka zbatuar platforma liberale centriste në të cilën,  veçanërisht duke mbajtur një qëndrim më të ashpër ndaj Islamit dhe imigracionit për të konkurruar me rivalin  politik,  Marine Le Pen

Duke folur në Kongresin Amerikan në 2018 , Macron i bëri homazhe  demokracisë” duke thënë “Jeto i lirë ose vdis.” Marrëdhënia e Macron me demokracinë nuk ndalet në gjurmimin e kujt është i  vaksinuar dhe detyrimin e njerëzve për të qëndruar brenda. Gjatë gjithë pandemisë, presidenti ka zvogëluar rolin që ka parlamenti në miratimin e politikave të ndryshme.

“Roli i Parlamentit në Francë është më i kufizuar kur vendi shpall  gjendjen të jashtëzakonshme, tha Joelle Grogan, pedagog në Universitetin e Middlesex.

Democracy Reporting International (DRI) publikoi një studim gjithëpërfshirës se si qeveritë në të gjithë Bashkimin Europian iu ishin përgjigjur pandemisë në kontekstin e demokracisë dhe sundimit të ligjit. Franca u rendit si një vend, i cili qeveria e saj ka përmbysur normat ligjore.

Franca nuk është i vetmi komb i BE-së që ka keqpërdorur  demokracinë. Në Austri, Slloveni, Belgjikë dhe Lituani ekziston frika se qeveritë kanë keqpërdorur ligjet ekzistuese për të kufizuar lirinë e qytetarëve, raporton abcnews.al

Në fakt, DRI renditi vetëm Spanjën nga 27 vendet anëtare të BE si një vend të sigurt  kur bëhej fjalë për mbikëqyrjen parlamentare ose ligjore të masave anti-Covid. Shembulli më i keq është ndoshta Hungaria, ku qeveria miratoi legjislacionin që e lejoi atë të vendoste me dekret pa ndonjë shqyrtim gjyqësor.

Gjykatat në Qipro dhe Republikën Çeke pretenduan se nuk kishin juridiksion mbi masat e koronavirusit. Një shqetësim kryesor i raportit të DRI është se pak vende europiane kanë një “plan daljeje” të qartë për t’i dhënë fund gjendjes së jashtëzakonshme dhe për t’u kthyer në normalitet.

 

Ky është një shqetësim real në rastin e Francës. Phillippe Marlière, profesor i politikës Franceze dhe Europiane në University College London,  tha se vitet e fundit, Franca ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në përgjigje të sulmeve terroriste.

“Unë mund të vë bast që shumë nga masat joliberale për shkak të Covid do të qëndrojnë në fuqi,” tha ai. “Politikanët janë shumë të zotë kur bëhet fjalë për më shumë autoritet”.

Ekziston një shqetësim i madh që Macron, i cili po përballet me zgjedhjet vitin e ardhshëm, mund ta shohë si të favorshëm mbajtjen e një kontrolli të plotë të pushtetit, raporton abcnews.al

“Presidenti francez ka më shumë pushtet. Ai mund të kontrollojë policinë, ushtrinë, të gjithë politikën e brendshme dhe të gjithë politikën e jashtme, tha Marlière.

Më shqetësues, është raporti i DRI  që thekson se vetëm pesë shtete anëtare të BE – Republika Çeke, Franca, Lituania, Holanda dhe Portugalia  kanë strategji adekuate të daljes nga pandemia për t’u kthyer në normalitet.

“Është shumë më e lehtë të qeverisësh me dekrete sesa të qeverisësh brenda kufijve”, tha Grogan, i cili gjithashtu vuri në dukje se minimi i sundimit të ligjit ka qenë një problem brenda BE për shumë kohë.

 

Gjatë viteve të fundit, Hungaria dhe Polonia kanë abuzuar me sundimin e ligjit në një masë të tillë që neni 7 i traktatit të BE, i cili, nëse miratohet nga të gjitha vendet anëtare, do të kufizonte të drejtat e të dy kombeve me BE-në.

Problemi është që të dy vendet si Hungaria dhe Polonia janë në gjendje të ndërrmarrin veprime kundër tjetrit, duke e lënë BE-në pa rrugëzgjidhje.

“Ajo që ndodh më pas është problemi më i madh. Ne mund të flasim për mekanizmat ligjorë dhe ligjet. Por në fund të fundit na duhet konsensusi politik,” tha Grogan.

 

“Në thelb, BE është një strukturë ligjore. Ajo cakton të drejtat midis shteteve dhe qytetarëve,” tha Grogan. “Por do të ishte e paqartë të injorohet kompleksiteti përtej kësaj. Brexit na tregoi se mund të largoheni nga BE, por problemi është nëse dikush nuk i pranon vlerat dhe nuk dëshiron të largohet, është ligjërisht e pamundur të konsiderohet si një shtet “.

BE nuk ka gjasa të marrë fund, siç kanë parashikuar shumica, por ekziston mundësia që euro-skeptikët në të gjithë bllokun mund të kërkojnë ndryshime që dëmtojnë BE-në.

“Ne kemi vënë re, që në raste emergjente, një zhvendosje e  pushtetit drejt ekzekutivit me mbikëqyrjen nga parlamentet, gjykatat dhe organet e tjera dobësohen,” tha Jakub Jaraczewski, koordinator në DRI.

“BE mund të punojë drejt një mbikëqyrje më të mirë ligjore – qoftë përmes Komisionit, Agjencisë së të Drejtave Themelore apo edhe përmes Gjykatës së Drejtësisë. Por kjo do të kërkonte vullnet politik nga vendet anëtare që BE  të marrë kontrollin e politikës në zonat që ata preferojnë t’i mbajnë afër  vetes”.

Ndonjëherë  ligji i BE është një rrëmujë e ndërlikuar interesash  politike i veshur me një mantel ligjor. Këto interesa të ngushtë politikë kanë pasur një ndikim më të madh në udhëheqjen e bllokut, raporton abcnews.al

Për pjesën më të madhe të një dekade, vendet anëtare kanë pasur konflikte pikërisht mbi atë se si duhet të jetë Europa dhe si duhet t’i përgjigjet krizave. Mospërfillja e ligjit, megjithatë, është një problem madhor dhe shumë më thelbësor sesa mosmarrëveshjet për migracionin ose mënyrën se si duhen shpenzuar paratë.

Kur politika kthehet në diçka që i ngjan normalitetit, në rastin më të keq Brukseli mund ta gjejë veten më pranë Polonisë dhe Hungarisë. Dhe nëse këta delikuente të kohëve të fundit vendosin që fuqia e tyre ka  më shumë rëndësi për ta sesa të bëjnë  të lumtur fqinjët e tyre në BE, ka shumë pak gjasa që udhëheqësit e mëdhenj të  BE-së të parandalojnë  pasojat që destabilizojnë të gjithë bllokun. Përktheu Sonila Backa-abcnews.al