Presidenti i SHBA Joe Biden , kryeministri britanik Boris Johnson dhe presidenti francez Emmanuel Macron janë ndër krerët e shteteve dhe qeverive të NATO-s që pozuan për një fotografi në grup, të quajtur foto familjare.
Në rreshtin e parë ka pozuar edhe kryeministri Edi Rama. Sakaq, nuk janë ende në foto, krerët e Suedisë dhe Finlandës. Megjithatë, të dyja kryeministret ndodhen në Madrid për samitin, ndërsa dje morën dritën jeshile nga Turqia për t’u anëtarësuar.
Më vonë gjatë ditës së sotme liderët do të mblidhen për takimin zyrtar të Këshillit të Atlantikut të Veriut. /abcnews.al