Liderët e vendeve jugore të Bashkimit Evropian janë mbledhur sonte në Athinë për çështje të ndryshimeve klimaterike dhe të mjedisit në Mesdhe. Në mbledhjen e sotme ata përsëritën angazhimin e tyre të fortë për zbatimin e Marrëveshjes së Parisit dhe për të kufizuar rritjen e temperaturës globale me 1.5 gradë Celsius në lidhje me nivelet e para-industriale.
Një vëmendje të veçantë patën biodiversiteti, pyjet, mjedisin detar/ekonomia blu, si dhe mbrojtja civile.
Gjithashtu në deklaratën e tyre politike, nëntë udhëheqësit që morën pjesë në Samitin e 8 -të të EUMED theksuan se “një Mesdhe paqësor, i qëndrueshëm, i sigurt dhe i begatë është një përparësi strategjike e BE”, duke u bërë thirrje të gjitha vendeve në rajon të respektojnë sovranitetin dhe të drejtat sovrane të shteteve anëtare.
Në të njëjtën kohë, ata theksuan se përcaktimi i zonave detare duhet të bëhet me mjete paqësore dhe në përputhje me Konventën e OKB -së për Ligjin e Detit. Pas mbylljes së samitit, liderët e nëntë vendeve evropiane janë parë të relaksuar, pasi kanë hequr xhaketat dhe ngrenë dolli.
Siç shihet nga fotot e publikuara, atmosfera gjatë darkës ishte e ngrohtë ndërsa të vetmit kostum veshur ishin Pedro Sanchez dhe Nikos Anastasiadis. /abcnews.al/