Liderët e Koresë së Jugut dhe të Veriut do të takohen në 27 prill

schedule11:28 - 29 Mars, 2018

schedule 11:28 - 29 Mars, 2018

27 prilli do të jetë data ku lideri i Koresë së Jugut do të takohet me atë të Veriut në një vend që akoma nuk është përcaktuar. Kjo është hera e parë që nga viti 2007 që liderët e këtyre dy vendeve takohen.

Presidentët e Koresë së Jugut dhe asaj të veriut, Mon Jae In dhe Kim Jong Un kanë rënë dakord për t’u takuar në27 prill në një bvend që ende nuk është konfirmuar. Lajmi është shumë i rëndësishëm sepse takimi i fundit mes liderëve të dy shteteve ka ndodhur në vitin 2007. Deklarata është bërë disa ditë pas vizitës historike të kësaj jave të Kim Jong Un në Pekin, ku diktatori koreano-verior u takua për herë të parë me presidentin kinez Xi Jinpig aleatin e tij.

Marrëdhëniet mes dy Koreve janë përmirësuar ndjeshëm që nga fillimi I vitit 2018, edhe falë lojërave olimpike dimërpre që u organizuan në Korenë e Jugut në muajin shkurt të këtij viti. Javët e fundit ka pasur takime të rëndësishme të nivelit të lartë mes politikanëve dhe përfaqësuesve të dy qeverive dhe mbi të gjitha Kim Jong Un ka pranuar të takohet me presidentin e shteteve të bashkuara të amerikës Donald Tramp./abcnews.al