Liderët e vendeve të G7 kanë riafirmuar “angazhimin e tyre të palëkundur” për të mbështetur Ukrainën në luftën e saj kundër Rusisë, sipas skynews.
Në një deklaratë, liderët botërorë thanë se janë të gatshëm të sigurojnë deri në 29.5 miliardë dollarë ndihmë për vendin. Ata thanë se do të vazhdojnë të koordinojnë përpjekjet për të përmbushur nevojat e Ukrainës për pajisje ushtarake dhe mbrojtëse.
Lexo edhe: Dita e dytë e samitit të G7, çfarë sanksionesh mund të vendosen ndaj Rusisë
Gjithashtu u zotuan se do të vazhdojnë të vendosin sanksione për aq kohë sa të jetë e nevojshme.
-G7 “do të vazhdojë të ofrojë mbështetje financiare, humanitare, ushtarake dhe diplomatike dhe do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën për aq kohë sa do të jetë e nevojshme.
-Ukraina duhet të vendosë për negociatat epaqes, “pa presion apo ndikim të jashtëm”.
-Do të vazhdojnë përpjekjet për t’i siguruar Ukrainës pajisje ushtarake dhe mbrojtëse.
-G7 pritet të nënshkruajë një marrëveshje me vendet e interesuara dhe Ukrainën për angazhime të mëtejshme të sigurisë.
-G7 ka bërë thirrje thirrje për “kthimin e menjëhershëm të shtetasve ukrainas të kapur rob.”
-Rusia duhet të ndalojë sulmet ndaj infrastrukturës bujqësore dhe të ndalojë bllokimin e rrugëve të transportit.
-Rusia duhet të mbajë “përgjegjësi të madhe” për pasigurinë globale të ushqimit.
-G7 ka premtuar iniciativa të koordinuara që promovojnë sigurinë globale të ushqimit.
/abcnews.al