Liderët e G7 bien dakord për më shumë sanksione kundër Rusisë

schedule09:33 - 19 Maj, 2023

schedule 09:33 - 19 Maj, 2023

Udhëheqësit e G7 kanë lëshuar një deklaratë në ditën e parë të samitit, ku “riafirmuan angazhimin për të qëndruar së bashku kundër luftës së pajustifikueshme dhe të paprovokuar të agresionit të Rusisë kundër Ukrainës”.

Dhe shtoi se liderët ranë dakord për më shumë sanksione ndaj Moskës:

“Ne po rinovojmë angazhimin tonë për të ofruar mbështetjen financiare, humanitare, ushtarake dhe diplomatike që kërkon Ukraina për aq kohë sa të jetë e nevojshme.

“Ne po vendosim sanksione dhe masa të mëtejshme për të rritur kostot për Rusinë dhe ata që po mbështesin përpjekjet e saj të luftës.”

Në deklaratë thuhet gjithashtu se “tërheqja e plotë dhe e pakushtëzuar e trupave ruse” është e nevojshme për paqen.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!