Liderët botërorë dënojnë sulmin rus në centralin bërthamor

schedule08:54 - 4 Mars, 2022

schedule 08:54 - 4 Mars, 2022

Udhëheqësit botërorë kanë akuzuar Rusinë se po rrezikon sigurinë e një kontinenti të tërë pas sulmit në një termocentral bërthamor, shkruan BBC

Autoritetet ukrainase thanë rreth orës 2:30 të mëngjesit të së premtes me orën lokale një zjarr kishte shpërthyer në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia, që ndodhet në Enerhodar, në juglindje të Ukrainës.  Centrali është më i madhi i këtij lloji në Ukrainë dhe përmban gjashtë nga 15 reaktorët e energjisë bërthamore të vendit, sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA).

Zjarri shpërtheu pas bombardimeve nga forcat ruse. Autoritetet ukrainase bëjnë të ditur se zjarri tani është shuar dhe se s’ka viktima.  Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Jonson tha se veprimet e Rusisë mund të kërcënojnë sigurinë e të gjithë Europës.

Presidenti i SHBA-së Joe Biden i kërkoi Moskës të ndalojë aktivitetet e saj ushtarake rreth zonës, ndërsa kryeministri kanadez Justin Trudeau tha se “sulmet e tmerrshme” nga Rusia duhet të marrin fund menjëherë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!