Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare Andi Hoxhaj, i ftuar në programin ‘Faqja 4’ tha se sot bota është një vend më pak demokratik dhe se liderët me tendencë autoritare janë duke diktuar rendin e ri botëror. sipas tij, jemi në një rend të ri botëror ku palët po pozicionohen.
“Sot bota është një vend më pak demokratik sacc ka qenë para 20 vitesh, kjo është një nga sfidat më të mëdha. Problemet gjeopolitike janë edhe ato që kemi parë para 80 vitesh ku lider me tendencë autoritare duhet të diktojnë rendin botëror. Po caktohet rendi global nga kush ka armët dhe ushtrinë më të madhe. Për shkak të gjeopolitikës që po shohim, jemi në një situatë delikate.
Jemi duke jetuar në një zhvillim të ri të rendit botëror, ku palët po pozicionohen. Po vendoset se kush ka fuqi më të mëdha industriale. Po e shohim sesi po ecën me zhvillimet teknologjike, ku SHBA nuk e ka më atë fokus. Të gjitha këto përplasje për këto po bëhen që duan që bota të mos jetë më me dy pole, ku po e shoh që kemi disa pole të ndryshme.” /abcnews.al