Nga Jeff Green, Al Jazeera
Covid-19 i ka treguar botës prova të pamohueshme të pabarazive me të cilat po përballen njerëzit.
Nëse udhëheqësit e qeverisë dhe biznesit nuk bëjnë ndryshime rrënjësore, situata do të përkeqësohet edhe më shumë.
“Nuk mund të themi që SHBA ia ka dalë plotësisht në luftën kundër pabarazisë derisa punësimi i njerëzve me ngjyrë edhe Hispanikëve të jetë në të njëjtat nivele me punësimin e njerëzve të bardhë, edhe nëse kjo do të thotë që politikat federale të rezultojnë në inflacion afatshkurtër, tha Cecilia Rouse, kryetare e Këshilltarëve Ekonomikë të Presidentit Joe Biden.
Pandemia, e cila ka vrarë 2.7 milion njerëz në të gjithë botën, përfshirë më shumë se gjysmë milioni në SHBA, ka dëmtuar ekonomitë, ka mbyllur kufijtë, ka rritur numrin e të papunëve dhe ka lënë shumë fëmijë të pa shkolluar në të gjithë botën.
Ndërsa vendet e pasura po përshpejtojnë fushatën e vaksinimit për të rihapur ekonomitë e tyre, vendet më të prekura nga Covid po lihen në mëshirë të fatit, tha Mbretëresha e Jordanisë Rania.
“Unë mendoj se ka ardhur momenti për ndryshim rrënjësor,” tha Mbretëresha Rania gjatë një diskutimi mbi hendekun e pasurisë këtë javë, duke theksuar se varfëria ekstreme është në rritje për herë të parë në dy dekada. “Është e qartë se sistemi nuk po funksionon.”
Në një studim të botuar të enjten, studiuesit të qendrësë Kërkimore Pew zbuluan se numri i klasës së mesme, atyre që fitojnë 10 – 50 dollarë në ditë, ra në 90 milion njerëz nga pothuajse 2.5 miliardë vitin e kaluar për shkak të Covid-19.
Kjo çoi në rritjen e varfërisë, ose atyre që jetojnë me më pak se 2 dollarë në ditë, me 131 milion, sipas Pew.
Politika qeveritare, nga paga minimale te kujdesi familjar, duhet të jetë fokusi kryesor për shumë grupe të nën-përfaqësuara në mënyrë që të gjithë të rikuperohen njësoj nga pandemia, tha Rouse.
Nacionalizmi i vaksinave është duke komplikuar shpërndarjen e drejtë të vaksinave të Covid-19 dhe mund të dëmtojë përpjekjet për të shpërndare 2 miliardë doza në vendet e varfra dhe me të ardhura të mesme deri në fund të vitit, tha Adar Poonawalla, kreu i prodhuesit më të madh të vaksinave në botë, Instituti i Serumit i Indisë.
Mosbesimi ndaj sistemit të kujdesit shëndetësor nga njerëzit me ngjyrë mbetet një faktor kyç.

Facebook Inc., Procter & Gamble Co, Hewlett Packard Enterprises Co. dhe Visa Inc. ishin ndër kompanitë që kanë bërë vazhdimisht thirrje për angazhimin e tyre për të bërë ndryshime të tilla si promovimi i punëtorëve më të nën-përfaqësuar dhe punësimi i drejtuesve të rinj të diversitetit.
Kompanitë amerikane duhet të punojnë së bashku për të vendosur objektiva për përmirësimin e diversitetit në radhët e tyre, veçanërisht në nivelet më të larta, tha Chenault, i cili gjithashtu është një bashkëthemelues i OneTen, një koalicion i kompanive që punojnë për të krijuar 1 milion vende të klasës së mesme për amerikanët me ngjyrë brenda 10 viteve.
“Shumë kompani e kanë provuar këtë vetë, disa kanë qenë të suksesshme,” tha Chenault, kryetari i General Catalyst, David Westin në ditën e mbylljes së samitit.
“Por e vërteta është, kompanitë e mëdha nuk kanë bërë mjaftueshëm për diversitetin.”/abcnews.al

