Liçi: Pozitive që Kukësi ka Shehin, por ky Skënderbe është në maksimum

schedule15:11 - 8 Mars, 2020

schedule 15:11 - 8 Mars, 2020

Skënderbeu luan me Kukësin nesër dhe para medieve ka dalë zëvendës trajneri Gentian Liçi. Ai vlerëson skuadrën verilindore: “Tani ka hyrë kampionati në një fazë të vështirë. Të gjitha ndeshjet janë të vështira, aq më tepër që luajmë me Kukësin këtë herë. Ata kanë qenë në krye. Është një ndeshje e vështirë dhe duhet të japim maksimumin.

Ekipi është i plotë dhe kemi shumë alternativa gjatë ndeshjes. Gjithsesi mbetet ndeshje e vështirë. Jemi përgatitur të luajmë kundër Kukësit, e dimë kush janë. Pak rëndësi ka kush ju mungon. Vijmë nga ndeshja shumë të mira dhe kemi marrë edhe rezultate. Kemi akoma për të dhënë dhe besoj se ky është maksimumi i Skënderbeut”, thotë Liçi.

Në Korçë rikthehet Orges Shehi dhe në lidhje me këtë fakt, krahu i djathtë i Dajës thotë: “Sa i takon Shehit, ai e njeh ambientin këtu dhe është gjë pozitive për ta. Gjithsesi ne kemi punën tonë dhe do të kërkojmë maksimumin”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!