Sondazh

Protesta e Berishës, si u soll policia?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Licencohen edhe 18 laboratore tjera private për kryerjen e testeve për COVID-19

schedule12:03 - 20 Gusht, 2020

schedule 12:03 - 20 Gusht, 2020

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar të enjten se ka licencuar edhe 18 laboratorë të tjerë për kryerje të testeve serologjike në Kosovë. Këto janë teste që bëjnë të kuptojnë se nëse është prekur në të kaluarën me koronavirus, apo nëse ka krijuar antitrupa ndaj tij.

Duke marrë parasysh njoftimin e fundit, në gjithë territorin e Kosovës deri më tani janë licencuar 87 laboratorë për kryerje të testeve serologjike dhe virologjike për sëmundjen COVID-19, që shkakton koronavirusi.

Për dallim nga testet serologjike, testet virologjike që aktualisht kryhen edhe në dy laboratore private në Kosovë përcaktojnë nëse një person është i infektuar me koronavirus në kohën kur testohet.



Më 10 gusht, Ministria e Shëndetësisë ka nisur lëshimin e licencave për institucionet private shëndetësore që ato të kryejnë teste për COVID-19. Më parë, këtë shërbim e kryente vetëm Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK)./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!