Licencimet: Nis numërimi mbrapsht, FSHF mesazh të prerë klubeve

schedule10:48 - 2 Dhjetor, 2019

schedule 10:48 - 2 Dhjetor, 2019

Nis procesi i licencimit të klubeve shqiptare. FSHF ka reaguar me anë të një postimi në lidhje me këtë çështje dhe zbulon periudhën kur do të mbyllen licencimet për të marrë pjesë në kupat europiane. Pesë kritere duhet të plotësojnë klubet, teksa me datë 12 dhjetor do ftohen përfaqësuesit e klubeve për të marrë pjesë në seminarin e organizuar nga FSHF.

Postimi i FSHF-së: “Sektori i Licencimit në Federatën Shqiptare të Futbollit njofton të gjithë klubet dhe opinionin publik se ka filluar procesi i licencimit të klubeve shqiptare për një licencë në kompeticionet e FSHF-së dhe UEFA-s për sezonin e ardhshëm 2020-2021. Ky proces do të përfundojë më 31 Mars 2020, sipas afateve të vendosura nga UEFA.

Gjatë kësaj periudhe klubet aplikante për licencë duhet të paraqesin në sektorin e Licencimit në FSHF të gjithë dokumentacionin e kërkuar për të përmbushur pesë kriteret që kërkohen për të përmbyllur këtë proces.

Duke filluar me kriterin sportiv, atë infrastrukturor, administrativ, ligjor dhe kriterin financiar, i cili është edhe kriteri me peshë specifike (dhe rëndësinë më të madhe) në raport me kriteret e tjerë. Të gjithë përfaqësuesit e klubeve janë ftuar të marrin pjesë në seminarin që organizohet më datë 12 Dhjetor 2019 nga Federata Shqiptare e Futbollit“. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!