Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Libri kur del në treg është një produkt”/ Rita Petro: Biblioteka e domosdoshme në shkolla. Adoleshentët, ata që lexojnë më pak

schedule20:22 - 16 Dhjetor, 2025

schedule 20:22 - 16 Dhjetor, 2025

Shkrimtarja Rita Petro në emisionin “Real Story” në ABC News, foli për rëndësinë e librit, duke u ndalur edhe tek mbështetja që duhet të kenë autorë.

Gjatë intervistës, Petro, u shpreh se rëndësia e veçantë është kur stenda mbushet “plot” në “panarin e librit”, por shtoi se realitetin,- se sa lexon e tregon vajtja e lexuesit në librari.

“Libri kur del në treg është një produkt, dhe kur ai nuk shitet me daljen në treg një shtëpi botuese nuk mund të mbahet ndaj gjithmonë botuesit përpiqen të zgjedhin tituj që të shiten. Librat janë të llojeve të ndryshme, ne iu japim mundësi romanit, dhe problemi më i madh që ka ndodhur, të gjithë statistikat thonë lexim i librit për kënaqësi. Pra, librat që kanë shitjen më të shpejtë ne na mbajnë që ne të ruajmë nivelin që të mund të botojmë edhe libra që janë psh, për trashëgimi kulturore, për fëmijët, etj. Kur vjen puna te trashëgimia kulturore ne e dimë shumë mirë dhe e bëjmë me qëllimin që këto t’i shërbejnë sidomos shkollës, bibliotekave të shkollës. Po të ishte me shitje të lirë, nuk do i bënim këto libra. Ne jemi biznes privat, dhe nuk presim të na mbështesë shteti, normalisht shteti mbështet autorin, apo përkthime që kosto të të dalë më e ulët, tha Rita Petro, ndërsa më tej shtoi: “Duhet gjetur një lloj formule, ose buxhet më i madh për autor, përkthime. Jo se nuk ka se ka libra që edhe mbështeten, ose janë krijuar tani edhe klube leximi. Edhe libraritë tani kanë krijuar klubet e leximit, dhe gjithmonë them nuk e tregon panairi, ne lumturohemi kur mbushet stenda plot, por nuk tregon panairi realitetin. Realitetin e tregon vajtja e lexuesit në librari, ajo tregon se sa lexohet. Problemi i librarive është edhe në botë, flitet për një numër të madh librarish që mbyllen”, tha ajo.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!