Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Libri i ri i Sokol Ballës/ “Djemtë e përçarë të Amerikës”, botim gazetaresk për diasporën

schedule13:50 - 20 Dhjetor, 2025

schedule 13:50 - 20 Dhjetor, 2025

Shtëpia botuese Albas në bashkëpunim me Bibliotekën Kombëtare dhe Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit promovuan librin e ri të gazetarit të njohur Sokol Balla,  “Djemtë e përçarë të Amerikës”.

Me një stil unik publicistik, gazetari pasqyron duelin mes dy titanëve Konica e Noli, por pa lënë mënjanë as grimcat njerëzore, thekson botuesja Rita Petro.

Në këtë libër ka dëshmi të mbledhura që në vitin 1994 të cilat i ka ruajtur me xhelozi e kujdes, por edhe si amanet i personave që ka intervistuar në Amerikë. Balla është i vetëdijshëm për madheshtinë e vlerat kombëtare shumëdimensionale të dy patriotëve, por edhe debatin që zgjojnë këto dy figura, ai sjell larg mitit më afër njeriut lehtësisht të rrokshëm për lexuesit.

Krahasimin mes tyre e bën me yjet e sportit Mesi dhe Ronaldo.

Libri është për të gjithë ata që duan të mësojnë më shumë për të shkuarën dhe të kenë një vështrim sa më realist, thekson studiuesi Roland Lami.

Alda Bardhyli e vë theksin te hapja e siparit të studimeve të tilla, që t’i shohim figurat kombëtare, larg klisheve.

“Djemtë e përçarë të Amerikës” i hap shtegun librit tjetër të gazetarit, që është krahasimor sërish, bazuar në kontaktet e tij personale nga njohuritë personale, nga intervistat, bisedat e mia private dhe publike me politikanë të Shqipërisë, të Kosovës, të Malit të Zi, të Maqedonisë së Veriut, ku Balla thotë se do përpiqet të kuptojë se cili prej tyre është patriot, e cili jo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!