Nga Leontina Nika
Libri “Gjuhët e Parajsës” me autor historianin dhe filozofin e ligjërimit Maurice Olender, ( Moris Olender) flet shqip nga gjuhëtarja e njohur Ledi Shaku.
Ky libër sipas saj vjen në kohën e duhur, pasi mundëson leximin e qartë të aktualitetit politik të ligjërimeve tona gjuhësore të kërcënuara, më shumë se kurrë, nga fantomatët e “gjuhës.
“Gjuhët e Parajsës duhet të lexohet nga të gjithë veçanërisht nga shqiptarët. Bashkëjetesa është me e bukur se shpella. Ne kemi nevojë që të kuptojmë tjetrin si pjesë tonën dhe anasjelltas. Për gjuhëtarët është e rëndësishme që të vaksinohen nga këto palo debate televizive”, ka thënë ajo.
Dëshira e madhe e disa pseudo-gjuhëtarëve për ta nxjerrë shqipen si amën e gjithë gjuhëve, nga gjuhë parajse , mund ta kthejnë, në gjuhë ferri. “Gjuhët e Parajsës” do të inkurajojë gjithashtu një konceptim modern dhen demokratik ndaj pranimit të “tjetrit” dhe dhënien e marrien mes gjuhëve
Shqipja e ka vendin e saj ndër gjuhët më të lashta në pemën e gjuhëve indo-europiane të pakten 4000 vjet.
Gjuhëtarët sipas Shamkut, janë keqpërdoruesit më të mëdhenj. Rishikimi i dhënies së gjuhësisë në shkolla është domosdoshmëri
Gjuha e politikës, sipas Shamkut është më shumë gjuhë barku, sesa koke. Libri “Gjuhët e Prajsës” është përkthyer në 13 gjuhë të botës, përfshirë tashmë edhe shqipen./abcnews.al