Nga Agim Blloshmi:
Klajdi Kenga ish trajner i Sopotit dhe Klesti Rrumbullaku ish futbollist i kësaj skuadre apelojnë për ndihmë.
“Ne i jemi borxhli, që të ndihmojmë dhe ai të kontribuojë ende.”
“Ne na ka kërkuar që të bëjmë sakrificë. Unë dhe të gjithë ne duhet t’ia kthejmë me të njëjtën monedhe tani që ka nevojë për ne.. ai e meriton një gjë të tillë.
Flitet për rreth 35 000 euro, dhe shpresa është që të mblidhet edhe gjysma tjetër e parave për të bërë të mundur që ish-mesfushori I njohur të realizojë transplantin e njërës prej veshkave. Bashkia e Librazhit ka dhënë deri tani 10 000 euro. Çota, sot 53 vjeç, vuan prej të paktën 7 vitesh nga një sëmundje e veshkave dhe është I detyruar të bëjë dializë çdo dy ditë.
Përtej sëmundjes, Besniku duket mirë me shëndet, është në lëvizje, del dhe pi kafe me shoqërinë, si dhe ndjek ndeshjet apo aktivitetet sportive e kulturore në Librazht.
Kenga dhe Rrumbullaku kujtojnë kohën dhe emocionet që ai I jepte sportdashësve kur luante me ekipin e sopotit.
“Unë e mbaj mend në kohën që ka qenë futbollist I ekipit të Sopotit. Ka qenë i jashtë zakonshëm. Me një teknikë të radhë që ka dhënë shumë emocione për sportdashës.
“Ka qenë lojtar i rrallë, edhe pse i dimë ca terrenesh kemi parur para 20 vitesh.. kemi tw gjithw pak nga golat dhe triblimet e tij.”
Klajdi Kenga dhe Klesti Rrumbullaku thonë se kontributi I profesor Besës në futboll. Shprehen se ka qenë një njeri që tifozët e kanë dashur.
“Pas vitit 2013 profesor Besa u munda të mbante gjallë ekpinin. Duke parë që grupi I parë u largua për shkak të infrastukturës. Vetëm sakrifica e tij, ai kurrë nuk u dorëzua. Tifozët e kanë dashur.”
“Kam qenë pjesë e skuadrës së tij. ka bërë një revolucion. Ku kemi kontribuar të gjithë. Kemi luajtur pa lekë.”
“Ka qenë një periudhë e vështirë. Por e bukur për motivimim që na ka dhënë”
Besnik Çota ka qenë pjesë e atij që mund të quhet brezi i artë i futbollistë Librazhdit, që në vitet 90-të e ngjiti ekipin e Sopotit në elitë, duke e mbajtur aty për disa vjet.
Pasi e la futbollin rreth moshës 32-vjeçare, Çota punoi si trajner dhe drejtues I klubit, si anëtar I bordit, ndërsa sot është në rolin e drejtorit teknik.
Në koncertin e mbajtur të mërkurën nuk u mblodhën dot shumë para, vetëm 20 000 lekë të reja, ndërsa bileta ishte 500 lekë.
Shpresa është që bashkia do të financojë sërish duke pasur parasysh që vitin e ardhshëm janë zgjedhjet vendore.