Dy të rinj të shpallur në kërkim janë arrestuar këtë të hëhnë në Librazhd.
Të arrestuarit, të moshave 18 dhe 30 vjeç, dyshohen se kanë vjedhur kamerat e sigurisë së një biznesi me bimë medicinale, në pronësi të një 30-vjeçari.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, identifikimin e autorëve të vjedhjeve dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, bazuar në inteligjencën informative, kanë kapur dhe vënë në pranga shtetasit e shpallur në kërkim shtetasit; 30 vjeç, banues në fshatin Rrajcë dhe18 vjeç, banues në Prrenjas.
Këta shtetas ishin shpallur në kërkim pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 10.04.2024, në fshatin Skënderbej, Përrenjas, kanë vjedhur kamerat e sigurisë të magazinës së një biznesi me bimë medicinale, në pronësi të një 30-vjeçari”, thuhet në njoftimin e policisë. /abcnews.al