Nxënësit e shkollës “Sali Halili” në Prrenjas bojkotuan mësimin dhe protestuan bashkë me prindërit këtë të martë duke kërkuar një shkollë të re.
Ndërtesa ku bënin mësim u dëmtua nga tërmeti në 2019 dhe prej atij viti ata marrin dije në ambiente private ku mungojnë kushtet.
Janë mbi 400 nxënës që mësojnë në kushte të vështira.
Ankesat e dërguara me shkrim nëpër institucione nuk kanë marrë përgjigje.
Kryetari i Bashkisë Prrenjas Nuri Belba pranon problemin por njëkohësisht edhe pamundësinë e institucionit që drejton për të financuar një shkollë të re.
Megjithatë thotë se shkolla do të ndërtohet vitin e ardhshëm nga Ministria e Arsimit.
Deri në marrjen e një përgjigje zyrtare prindërit dhe nëxënsit thonë se do të vijojnë me bojkot e protesta./abcnews.al