Një i ri është plagosur në orët e para të mëngjesit të sotëm. Ai u qëllua me pistoletë në një lokal në fshatin Kakavec të Prrenjasit dhe policia për këtë ngjarje akuzon Afrim Radicin 29 vjeç. Në tentativë për tu arratisur autori ka dalë në rrugë dhe nën kërcënimin e armës ka ndaluar një makinë tip Golf dhe me të u largua nga vendi i ngjarjes. Por policia i ishte vënë në ndjekje dhe 60 km më larg në fshatin Dorez, Afrim Radici u vendos në pranga. Kurse 22 vjeçari i plagosur ndodhet në spitalin e Librazhdit jashtë rrezikut për jetën./abcnews.al
Librazhd/ Plagosi 22 vjeçarin, arrestohet autori
schedule09:21 - 28 Nëntor, 2018
schedule 09:21 - 28 Nëntor, 2018