Librazhd-Përrenjas/ Kamioni përplaset me furgonin e pasagjerëve, disa të lënduar

schedule14:18 - 9 Qershor, 2018

schedule 14:18 - 9 Qershor, 2018

Nje aksident i frikshëm ndodhi në rrugën Librazhd –Përrenjas, por për fat pa viktima. Një kamion u përplas me furgonin e pasagjerëve ç’ka u pasua me panik dhe disa persona të lënduar jo rëndë. Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit . Pasojat do të ishin më të rënda nëse furgoni nuk do të pengohej nga mbrojtëset anësore të rrugës. Zyrtarisht ende nuk janë dhënë shkaqet e këtij aksidenti. /abcnews.al