TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama, konfirmon se ka përfunduar edhe për këtë vit shkollor procesi i sigurimit dhe shpërndarjes së teksteve falas për nxënësit shqiptarë në Diasporë.
Shefi i qeverisë shqiptare thotë se nga viti 2019 e deri sot janë dërguar plot 117,138 tekste për fëmijët shqiptarë në çdo cep të botës.
Sipas tij, ruajtja e gjuhës dhe identitetit është mënyra më kuptimplotë për të mbajtur gjallë lidhjen me atdheun.
Postimi i kryeministrit Edi Rama.
Me shumë dashuri dhe përkushtim, ka përfunduar edhe për këtë vit shkollor procesi i sigurimit dhe shpërndarjes së teksteve falas për nxënësit shqiptarë në diasporë
Prej 7 vitesh, Qeveria Shqiptare, përmes Ministrisë së Arsimit dhe Qendrës së Botimeve për Diasporën, kujdeset që fëmijët shqiptarë jashtë vendit të kenë në duar librat e gjuhës dhe kulturës amtare
Vetëm këtë vit janë shpërndarë 27,198 tekste mësimore për nxënësit tanë në diasporë, ndërsa që nga viti 2019 e deri sot janë dërguar plot 117,138 tekste për fëmijët shqiptarë në çdo cep të botës , pasi ruajtja e gjuhës dhe identitetit është mënyra më kuptimplotë për të mbajtur gjallë lidhjen me atdheun
Qendra e Botimeve për Diasporën
Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!