“Libra” bëhet shqiptare/ Ministri italian i Mbrojtjes: Jetojmë në kohë të vështira, kombet të bashkëpunojnë më ngushtë

schedule18:24 - 8 Prill, 2025

schedule 18:24 - 8 Prill, 2025

DURRËS- Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu nënshkruan nisjen e bashkëpunimit mes shoqërisë Fincantier dhe shoqërisë shqiptare ‘KAYO’ për sipërmarrjen e përbashkët në industrinë ushtarake navale, dhe nënshkrimin e Letrës së Qëllimit për kalimin e anijes ushtarake patrulluese “Libra” në përdorim të Forcës Detare Shqiptare.

Ministri italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto, u shpreh se marrëdhëniet mes dy vendeve janë të shkëlqyera, ndaj apeloi që bashkëpunimi mes kombeve të jetë gjithnjë e më i ngushtë.

“Ky moment është i rëndësishme për ne, sepse është dëshmi konkrete e miqësie së Italisë ndaj Shqipërisë dhe shpreh gatishmërinë dhe vullnetin tonë të mirë si për sa i përket ushtrisë ashtu dhe çështjeve me karakter ekonomik.

Dhurimi i anijes  “Libra”, nuk përbën thjesht një pikë mbërritjeje, por një pikë nisjeje te bashkëpunimit të shkëlqyer që ekziston mes vendeve tona si dhe bashkëpunimit mes forcave tona të armatosura.

Ne jetojmë në kohë të vështira dhe kombet duhet të ndërgjegjësohen dhe duhen të bashkëpunojmë më ngushtë.

Prej ditës së sotme, do rrisim nivelin tonë të bashkëpunimit”, tha Ministri i Mbrojtjes së Italisë/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!